Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar dhe dokumenteve të studio “Pustinës”.

Kujtojme qe Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, duke caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”.

Malltezi akuzohet nga SPAK për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” në procedimin penal për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Akuza që janë hedhur poshtë, dhe janë cilësuar thellësisht politike.

Në fjalime të ndryshme publike, kryedemokrati Sali Berisha ka argumentuar pse sipas tij, nuk qëndrojnë akuzat e SPAK. Për strukturën hetimore ka deklaruar se ka vepruar me urdhër të kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re