Nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi”, Luçiano Boçi i ftuar në studion e Panorama TV, foli në lidhje me nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore online pas bllokimit që iu bë nga deputetët e opoitës.

Boçi tha se opozita kërkon bashkëdrejtimin e komisionit si grupi më i madh opozitar dhe anëarët e saj.

“Ne kërkojmë bashdrejtimin e kësaj reforme, pasi jemi grupi më i madh opozitar.

Për shkak të hapësirave që le ky kod zgjedhor ka pasur ndërhyrje në zgjedhje, ka pasur shit blerje te votash.

Kjo situata ka emergjencë që reforma duhet të jetë konsensuale dhe të marri në konsideratë gjendjen politike në vend.

Kemi dy momente sot, nuk ka vazhduar sepse opozita në të drejtën e saj ka kërkuar bashkëdrejtimin e këtij komisione dhe nuk und te lejojë vazhdimin sepse është anomalitet dhe falco, dhe përkundrejt këtij veprimit të opozitës komisioni ka zhvilluar një seancë online.

E përcakton rregullorja e Kuvendit, që komisionet online mund të mbahen vetëm në situata të jashtëzakonshme që nuk kanë të bëjë më këtë që jemi tani” tha ai.

Kërkesa e 47 deputetëve

Sa  i përket kërkesës së bërë nga 47 deputetët i cilia i është dorëzuar Kuvendit dhe ka të bëjë me ripërbërjen e “Zgjedhores”, Boçi tha se është detyrë e Kuvendit që ajo të merret në konsideratë.

Ai thekson se kodi zgjedhor është mënyra e vetme për mbrojtjen e votës.

“Eshtë detyra e Kuvendit që të marrë në konsideratë kërkesën e grupit më te madh opozitar. Nuk mund të jenë 4 deputete që përfaqësojnë një minorancën që mund të marrin përsipër barrën e negociatave.

Nikolla në vendimet e saj ka brenda një absurd politik dhe logjik. Ajo duhet të merrte ne konsideratë vendimmarrjen e grupit parlamentar.

Forca politike që njihet në gjykatë, është PD me grupin më të madh të deputetëve.

Kjo i intereson mazhorancës, që të ruajë situatën e përplasjeve brenda opozitës. Të përdorë patericën për miratimin e kodit zgjedhor.

Rekomandimet e OSBE duhet të vendosen në kod.

Si përfundim Rama është i zoti dhe vjedhja është zotësi. Sot sistemi nuk garanton opozitën. Opinioni thotë pse nuk e mbron voton. Opozita nuk mund të marri kallashin që të mbrojë votën.

Mekanizma për mbrojtjen e votës është ky kod zgjedhor.  Ky vend demokratik duhet të ketë opozitë dhe opozitë të fortë” tha Boçi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re