Bashkëshortja e regjisorit, Robert Budina i ka kthyer përgjigje të gjithë personave që janë shqetësuar dhe i kanë telefonuar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se kanë dalë pozitiv me koronavirus. Me një shkrim në Facebook, Sabina Kodra bën me dije se janë mirë, por kanë kërkuar me insistim që të testojnë fëmijët, gjë që nuk është bërë ende.

Kodra ironizon duke thënë se nëse të tjerët deklarojnë që kanë patur kontakt me “Budinat” do i nxjerrin pozitiv. Ndërsa sqaron se kunati, Edmondi nuk ka pasur asnjë simptomë për sëmundjen.

Reagimi i plotë: Per te gjithe shoket dhe miqte qe na marrin ne telefon, por mbi te gjitha per te gjithe ata qe na kane takuar keto dite e me te drejte jane te shqetesur: 1. Nuk kemi asnje shenje Covid

2.Kemi kerkuar me insistim te vijne te na testojne femijet, por mesa duket nuk jane interesant. 3.Nese keni panik sepse na keni takuar, uroj dhe shpresoj te gjeni tampone. POR MOS I THONI QE JENI KONTAKT I BUDINAVE , Se do ju nxjerrin pozitiv. Rruga me e shpejte eshte testi PST. Bejeni te vini shpirtin ne paqe.v4. Nese Mondi do ishte Covid do te duhej te ishte ne terapi, por per cudi nuk ka asnje simptome asnjeeee. Si ka mundesi?

Me pak fjale shume faleminderit per telefonatat mesazhet dhe mbeshtetjen, kujdesuni per veten mbi te gjitha per trurin.

Para disa orësh, regjisori Edmond Budina ka folur për Faxweb.al për sa i përket lajmit që ka qarkulluar nëpër media se është infektuar me koronavirus. Në bisedën që kemi pasur drejtpërsëdrejti me të se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas dhënies së tamponit, tha se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re