Punonjësit e një fasonerie në Berat janë ngritur ditën e sotme në protestë për pagën e luftës.

Ata thone se të gjithë punonjësit e kanë marrë pagën e luftës, përveç dyzet prej tyre. Këta të fundit shprehen se emri u ka dalë në sistem por nuk i kanë marrë paratë.

Kompania ndërkohë u ka thënë se aplikimi është bërë dy ditë me vonesë.

“Më ka dalë emri në sistem dhe nuk e kam marrë akoma. Kërkojmë të marrim atë që na takon. Nuk duhet të na sorollatin, jemi të varfër e nuk duhet të na lënë kështu rrugëve”, tha njëra prej protestueseve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re