Për 4 protestuesit që u arrestuan pas tubimit të opozitës para bashkisë Gjykata ka caktuar përveç masën e sigurimit detyrim paraqitje edhe ndalim për të marrë pjesë në protesta.

Kjo është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët ishin jashtë ambienteve të gjykatës për ti mbështetur.

Falmur Noka në një deklaratë për mediat, tha se kjo ishte një mase që u shpik për protestuesit, me qëllim që ata të mos lejohen të protestojnë kundër hajdutërisë.

Por Noka tha se asgjë nuk e ndal opozitën të protestojë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e protestës ditën e premte.

Noka: Pra pasi ju turren protestuesve duke i dhunuar dhe duke im mbajtur peng, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë.

Sot në shtetin e Edi Ramës të protestues kundër hajdutëve je i paligjshëm të vjedhësh taksat e shqiptarëve ke bekim edhe të policisë edhe të institucioneve të shtetit.

Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë e pushtetit shpiku një masë që përpos detyrimit të paraqitjes nuk lejohet të dilni në vende publike. Kjo tregon që kemi të bëjmë me struktura të mirëfillta. Këta kërkojnë të ndalojnë protestën kundër hajdutërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re