Është shtyrë për të disatën herë radhazi seanca gjyqësore për Myrteza Caushin në Gjykatën e Korçës.

Gjykata ka shtyrë seancën e radhës për në datën 9 prill pasi avokati i Zani Caushit, Arben Lena kërkoi më shumë kohë për të nxjerrë konkluzionet e mbrojtjes.

Ish-kreu i bandës së Vlorës, i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se ka kryer dënimin dhe kërkon lirimin me kusht.

Ai ka bërë këtë kërkesë duke pretenduar se e ka kryer 2/3 e dënimit.

Gjithashtu i forti i Vlorës në trazirat e ‘97, Caushi ka kërkuar një përllogaritje të saktë të viteve të dënimit, pasi pretendon se ka pasaktësi në llogaritjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re