Shtyhet për të disatën herë  gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Edhe këtë herë shkak është berë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj, por dhe vetë Tahiri nuk ka qenë në Elbasan.

 

Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qenë vetë Tahiri i cili ka kërkuar t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.

 

Në 4 shkurt 2022, Apeli i GJKKO dënoi Tahirin pas një seance maratorë me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”.

 

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

 

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re