Pavarësisht se kërkonte marrjen e masave, Petrit Vasili sërish ka dale kundër përforcimit të masave duke u shprehur se nuk janë të duhurat.
Ai thotë se Rama nuk po e bën mire punën e kryeministrit.
Kujtojmë se sot Rama deklaroi se duke nisur nga dita e nesërme deri të dielën, Tirana dhe Durrësi do të jenë në ‘shtetrrethim’ dhe nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve private.
“Kryeminister qendro korrekt!!
Kryeminister mos perzjej politiken me pandemine!
Kryeminister pandemia dhe termeti kane zero lidhje me njera tjetrin!
Kryeminister mos i pengo më profesionistet me mesazhe te gabuara, leri te qete qe te punojne!
Kryeminister pandemia kerkon fonde qe ti nuk i jep!
Kryeminister kufizimet absolute kerkojne edhe zgjidhje alternative qe ti nuk i ben!
Kryeminister ktheju detyres,bej kryeministrin, se mjeket e infermieret e dine dhe e bejne shkelqyeshem punen e tyre
Kryeminister boll më me mesazhe te turpshme si ky qe the sot:
“Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit”!”, shkruan Vasili.
