Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shfrytëzoi situaten e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të përfituar nga solidariteti i qytetareve, duke mashtruar.

Arian Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 13 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Për shkak të gjendjës së rënduar shëndetësore dhe ndërhyrjes kirurgjikale që do kryente në zemër prokurori Arben Agovi kërkoi pezullimin e dënimit.

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari e cila vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh. Kushti: I pandehuri nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale dhe duhet të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij.

Arian Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social FB publikoi dy numra llogaria dhe në emer të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribuonin me vlera monetare për banoret e prekur nga tërmeti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re