Skip to content

Kërkonte pastruese “jo me ngjyrë”, pronari i lokalit: Nuk e kam vendosur unë njoftimin, e dënoj se është gabim i madh (VIDEO)

Këto ditë në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim ku një lokal kërkonte një punonjëse, por mos t’i përkiste komuntetit rom.

“Kërkojmë pastruese, jo me ngjyrë”- shkruhej në nje letër të ngjitur në xhamin e një lokali në Elbasan. Kjo gjë nxiti edhe reagimin e këtij komuniteti të cilët dolën në protestë me thirrjet “Stop diskriminimit”.

Ndërkohë pronari i lokalit ka folur sot në Faxnews ku e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke thënë se nuk e ka vendosur ai njoftimin.

Më tej ai shprehet i indinjuar ndërsa ka treguar se ka punuar me njerëz të komunitetit rom edhe më herët.

Pronari: Edhe unë e kam parë te rrjetet sociale. Unë vetë si pronar nuk e kam vënë. Është gabim i madh, e dënoj. Unë kam punuar me këtë komunitet. Edhe në këtë moment nuk e di. Fotoja u vu dhe u hoq brenda orës.

Jam i indinjuar shumë. Unë e kam parë foton por nuk e kemi vënë ne. Unë jam për punëtorët me ngjyrë. E dënoj me të madhe. Pro njerëzve me ngjyrë. Nuk ka dallim.

Momentalisht nuk ka njerëz me ngjyrë që punojnë por kam pasur para 4 muajsh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb