“Më ktheni të vd es në vendin tim”, ishte apeli i 73-vjeçares, Mentije Dumani, për autoritetet shqiptare. Por ky apel ra në vesh të shurdhër. Pasditen e djeshme gjyshja e Eva dhe Endri Dumanit u shua në kampin famëkeq në Al Hawl në Siri.

Në videomesazhin e fundit për A2, gjyshja, e cila u detyrua të nisej për në Siri për t’u kujdesur për nipin e mbesën e saj jetimë kërkonte ndihmë. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ajo nuk reshti së kërkuari ndihmë. Para pak ditësh 73-vjeçarja kishte shpresë se do kthehej në Shqipëri, por kjo shpresë u shua së bashku me jetën e saj.






Previous articleRama i bindur për mandatin e tretë, kerkon 850 mijë vota nga deputetëtNext articlePërkeqësohet gjendja e Silvio Berlusconit, pas infektimit me Covid-19 dergohet urgjent në spital

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re