GJKKO ka shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Shtyerja e seancës u bë për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.

Gjykata e Posaçme ka bashkuar çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kanë kërkuar revokimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj tyre.

Vendimi për bashkimin e dy kërkesave penale në një të vetme u mor u vlerësua çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re