Gjykata e Apelit të Posaçëm regjistroi sot ankimimet për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Apeli i GJKKO regjistroi ankimimin nga Meta dhe Kryemadhi dhe sipas shortit, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

Disa ditë më parë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi lirimin nga burgu.

Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, në Apelin e GJKKO u depozitua kërkesa ankimore për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.  Edhe Monika Kryemadhi ankiomoi vendimin “detyrim paraqitje” që është dhënë ndaj saj.

Sipas shortit Igerta Hysido të marrë në shqyrtim kërkesat e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje  të pasurisë.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

 Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re