Kryetari i Komisionit për “TIMS” , Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar largimin e djeshëm të anëtarëve të PS nga komisioni.

Salianji shprehet  se ata kërkuan 5 minuta pushim dhe më pas nuk u rikthyen më duke regjistruar kështu një situatë të paprecendentë.

Ai po ashtu tha se anëtarët e PS kërkuan që votimi i djeshëm të anulohej me arsyen e çuditshme sepse kishin qenë në tualet.

Deputeti i PD shtoi, se PS tanimë nuk dëshiron që ky komision të bëjë kërkesa për informacion, madje kërkojnë që edhe këto kërkesa që janë depozituar të korrigjohen.

Salianji: Ky parlament u bë dëshmitar të një ngjarje të paprecedente , ku anëtar të komisionit hetimor, pasi kërkuan 5 minuta pushim, në mënyrë tinzare nuk u rikthyen me në mbledhje.

Anëtarët e PS kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse ndryshim të mendimit që kanë pasur në mbledhjet paraardhëse.

Dje ata kërkonin që të anulohej votimi me justifikimin se kishin enë në tualet.

Sot nënkryetari i këtij komisioni thotë që ky komisionin nuk duhet t ë bëjë kërkesa për informacion.

Ndërhyrja në sistemin TIMS është vërtetuar tanimë dhe kemi një person të arrestuar dhe ne do të duhej të ishim të kushtet e emergjencës për bër hetim sa më shpejt.

Unë kam depozituar ditën e djeshme kërkesë për informacion, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë dhe disa institucioneve të tjera.

PS kërkon që të mos bëjmë më kërkesa për informacion, e madje të korrektojmë edhe këta që kemi depozituar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re