E ftuar në një intervistë për Rtv Ora, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka folur në lidhje mbi zhvillimet e Konventës, ku u shpreh se mesazhi dhe fjala kryesore e saj ishte për një dekadë të re, për një dekadë të shpresës dhe të ringritjes kombëtare dhe për ti kthyer besimin të rinjve për të vazhduar të jetojnë në Shqipëri. Ky ishte mesazhi që LSI-ja përcoi ditën e sotme me anë të Konventës së Tiranës.

Sipas Kërpaçit, rilindja është përgjegjëse për largimin masiv të të rinjve dhe të rejave nga Shqipëria.

Floida Kërpaçi: Rilindja ka realizuar shpopullimin e qytetarëve shqiptarë.Sot po ikin masivisht të rinjtë dhe të rejat.Kemi hyrë në janar në një dekadë të re ku prap të rinjtë dhe të rejat duan të largohen sepse shohin më shumë lehtësira për të ikur në Gjermani, të kenë një standart më të mirë jetese.Rilindja u ka thyer besimin që ata të vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri.

Më tej ajo nënvizoi se disa prej arsyeve kyçe të largimit të të rinjve është sistemi i dobët arsimor duke filluar nga infrastruktura, mbyllja e shkollave, kartat e studentit dhe jo-profesionalizmi për të nxjerrë një brez të mirëedukuar.

Floida Kërpaçi: “Rilindja e ka shkatërruar sistemin arsimor në Shqipëri dhe një arsye pse të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria është se nuk kanë mundësi ktu.Sot jemi në një realitet që sistemi arsimor është shkatërruar, mijëra shkolla janë mbyllur,nuk ka infrastrukturë dhe sa të përgatitur e nxjerr ky system brezin e ri kështu” .

“Karta e studentit nuk të jep asnjë lloj ndihme financiare dhe konviktet janë më keq se kurrë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re