Luan Zaza është kryetari i ri i PS në Durrës por ai që pritej ta kishte në garë dhe që më pas u dorëhoq, Ardit Kërtusha e ka thumbuar duke e quajtur marionetë dhe duke e ironizuar për zgjedhjet.

Sipas tij, zgjedhjet në PS-në e Durrësit u bënë si ato të kohës së komunizmit, pra vetëm me një kandidat dhe të diktuara.

Kërtusha pasi dha dorëheqjen akuzoi se listat ishin të përcaktuara dhe fituesi po ashtu.

“Urime, urime zoti Marionetë! Fituat me një rezultat tepër te ngushtë. Jeni për t’u lavdëruar se na hoqët mallin e zgjedhjeve të kohës e Partisë-Shtet. Gjithsesi njeriu e kupton që gara përballë vetes tënde ështe ndonjëherë më e vështira. Lutu marionetë që këtë mandat të dytë të të mbajne fijet, pasi duket që janë holluar shumë! Të përgëzoj”, shkruan Kërtusha në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re