Për të tretën herë brenda javës, Korporata Elektro Energjetike organizoi tenderin e radhës për të shitur energji elektrike, pas prurjeve të larta në Koman dhe në Vaun e Dejës.

 

Në procedurën e radhës, Korporata shiti një sasi energjie prej 10 mijë megavatësh, me një çmim mesatar prej 260 eurosh.

 

Ky është një çmim gati 3 herë më i lartë se ai i fillimit të javës, kur KESH shiti energji me një çmim mesatar prej 83 eurosh.

 

Hera e fundit që kesh importoi energji ishte për periudhën 14-20 nëntor, ndërsa aktualisht nevoja vendase po mbulohet përmes prodhimit nga kaskada.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re