Diten e sotme ne oren 18:00 nisin aplikimet per Lotarine Amerikane DV-2022. Aplikimi kryhet vetem nje here prandaj duhet te siguroheni qe e keni kryer mire ate.

Nga pervoja e viteve te meparshme eshte vene re se 2-3 ditet e para si dhe ditet e fundit te periudhes se aplikimit, kane qene shume te ngarkuara dhe sistemi shpesh here eshte bllokuar gjate kryerjes se aplikimit duke krijuar konfuzion.

Prandaj qe kjo gje te mos ndodhe, eshte mire qe te evitohen keto dy periudha pra shmangni 2-3 ditet e para dhe ditet e fundit te aplikimit.