Presidenti Meta zhvilloi një takim me pedagoge, studiuese, shkencëtare, inxhiniere dhe vajza të talentuara në shkencat ekzakte në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë.

 

Kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e madhe të angazhimit të vajzave dhe grave në shkencë.

 

“Sa më shumë të studioni, sa më shumë të mësoni aq më të fuqishme dhe aq më të mëdha mund të jenë ëndrrat tuaja. Unë kam një këshillë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, mos kërkoni degë të lehta sepse do të keni një të ardhme të vështirë. Më mirë përqendrohuni në degë që duken si të vështira, që të keni një të ardhme shumë më të suksesshme, për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për vendin tonë.Globalizimi është një proces i pandalshëm, që vendet modeste i rrezikon, në rast se nuk përfitojnë avantazhet që ofron ky proces, por edhe nuk përgatiten për t’u mbrojtur nga pasojat që një proces i tillë krijon.Tregu i punës po ndryshon tërësisht dhe kjo kërkon një ndryshim dinamik për t’i paraprirë gjithë ndryshimeve të tjera, dhe atij të tregut të punës, që është në interesin e të gjithë të rinjve që janë sot, se ka të bëjë me perspektivën e tyre, dhe të gjithë sistemit tonë arsimor. Në këtë drejtim unë, kam një apel për të gjithë të rinjtë: Të mos kenë frikë nga matematika. Të mos kenë frikë nga fizika. Të mos kenë frikë nga kimia dhe të gjitha degët e tjera.

 

 

Meta vlerësoi dhe shprehu mireënjohje për rolin e mesuesve dhe punën e tyre ne edukimin dhe arsimimin e brezave.

 

 

Edhe sot e kësaj i kujtoj me shumë adhurim mësueset e mia të fizikës dhe matematikës te shkolla “Fan Noli” dhe te shkolla “Sami Frashëri”, të cilat – dhe kështu jam i sigurt që të gjithë i kujtojnë me shumë respekt mësueset dhe mësuesit e tyre – padyshim që kanë bërë shumë për të patur një sistem sa më të suksesshëm të edukimit. Vetëm një edukim cilësor jep mundësinë për të shprehur të gjithë potencialin që ka një i ri apo një e re, dhe për të ecur në rrugën e sukseseve të njëpasnjëshme”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re