Wolfgang Petritsch, ish-përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, ka parë një simbolikë të fuqishme në faktin se Thaçi e Vuçiç ishin që të dy prezentë në ceremonitë e fundit të Luftës së Parë Botërore organizuar në Paris.

Sepse sipas Petritsch, në Ballkan, aty ku dhe startoi kjo luftë pas atentatit në Sarajevë ndaj Arkidukës Franc Ferdinand, vrarë nga dora e serbit Gavrillo Pincip, konflikti i para një shekulli vijon të këcënojë.

“Në Ballkan, edhe pas njëqind vitesh konflikti, i cili filloi nga një konfrontim austriako-serb, ky konflikt nuk ka mbaruar”, tha diplomati i njohur austriako-slloven.

“Shpresoj se të dy, me këto festime kanë marrë mesazhin se vetëm një Evropë e bashkuar mund të zgjidh çështjet e Ballkanit, çështje që vazhdojnë ta mundojnë rajonin. Që kjo të bëhet realitet, është e nevojshme që të dy të vijnë deri në një kompromis historik, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore”, ka thënë me gjuhë diplomatike Wolfgang Petritsch.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re