Presidenti rus Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF), u bëri thirrje vendeve perëndimore që të mos kalojnë vijën e kuqe me Moskën.

Putin tha se zgjerimi i NATO-s përbën një kërcënim për vendin e tij, duke thënë se NATO mund ta përfshijë Ukrainën dhe ku gjithashtu ajo  mund të filloj të krijoj një sistem për mbrojtjen e raktave.

“Ka dyshime se NATO nesër do të përfshijë Ukrainën, dhe sikur të mos ishte e mjaftueshme ardhja e forcave të NATO-së te kufijtë e mi, ajo filloi të krijoj sistemin e mbrojtjes raketore me radarë”, tha Putin

Gjithashtu ai bëri thirrje që t’i pëekushtohen interesave të tyre  dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin .

“Ju shikoni, aty ka kufij…Ju nuk duhet të kaloni vijën e kuqe. Ejani, t’i qasemi interesave tona të bashkpunojme dhe ta respektojmë njëri tjetrin”,u shpreh Putin

Gjatë bisedës së diskutueshme, duke kujtuar rolin e Perëndimit gjatë puqit në Ukrainë, Putin pyeti se pse vendet perëndimore ndihmuan Ukrainën të ndryshonte pushtetin ndërkohë që kishte politikanë pro-perëndimorë si Viktoriya Jushçenko dhe Yuliya Timoshenko.

Në Ukrainë, grusht-shteti u bë më 22 shkurt 2014. Më pas u njoftua se Ukraina synon të integrohet me NATO dhe Bashkimin Evropian. Por këto dyja, si NATO ashtu edhe BE-ja  janë skeptike se Ukraina është e gatshme të bashkohet me ta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re