Shqipëria U-21 ka zhgënjyer totalisht në dy ndeshjet e fundit kualifikuese kundër Francës dhe Austrisë duke pësuar 8 gola, 4 për çdo ndeshje dhe duke mos realizuar asnjë gol.

Përgjegjësia të madhe në lidhje me dështimin totalisht të U-21 tanë ka dhe trajneri Alban Bushi.

Numri një i stolit ishte i vetmi që i shpëtoi fortunës së presidentit Armand Duka në shkarkimin e trajnerëve të moshave vitin e kaluar, ndërsa arsyet mbeten mister.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë duket se nuk do të ketë të njëjtin sukses si në fushën e lojës. Ai ka një bilanc të tmerrshëm nën drejtimin e Shqipërisë U-21. 23 ndeshje ka drejtuar tekniku Bushi në stolin e Shqipërisë nga të cilat ka 10 humbje, 7 barazime dhe 6 fitore.

Në kualifikuese ai ka vetëm një fitore, ndërsa sfidat e tjera kanë qenë pa rëndësi. Dy fitore ndaj Maltës, Uellsit dhe një ndaj Bjellorusisë në miqësore. Fitorja e vetme në kualifikuese është kundër Islandës me rezultatin 2-3.

Këshillat e Alban Bushit për ndeshjen ndaj Austrisë U-21

Humbjet e fundit ndaj Francës dhe Austrisë e kanë vënë në qendër të kritikave dhe pyetja është e thjeshtë: Pse vazhdon Bushi të drejtojë Shqipërinë U-21, kur ka një bilanc skandaloz dhe zgjedhjet e tij janë jo të duhurat (rezultatet e tregojnë)?

Mjafton të lexoje këshillat e fundit në ndeshjen ndaj Austrisë U-21 për të kuptuar se diçka nuk shkon, fjali të vlefshme për lojtarë 10-vjeçarë, por jo për një ekip të rriturish!

Ndeshjet nën drejtimin e Alban Bushit

Kualifikuese / Shqipëri – Estoni 0-0

Kualifikuese / Irlandë e Veriut – Shqipëri 1-0

Kualifikuese / Islandë- Shqipëri 2-3

Kualifikuese / Shqipëri – Islandë 0-0

Kualifikuese / Shqipëri – Irlandë e Veriut 1-1

Kualifikuese / Shqipëri – Sllovaki 2-3

Kualifikuese / Sllovaki – Shqipëri 4-1

Miqësore / Shqipëri – Bosnja Hercegovina 0-2

Miqësore/ Shqipëri – Bjellorusi 3-2

Miqësore – Shqipëri – Bjellorusi 1-1

Kualifikuese/ Spanjë – Shqipëri 3-0

Miqësore / Itali – Shqipëri 3-1

Kualifikuese / Shqipëri – Spanjë 0-1

Kualifikuese / Estoni – Shqipëri 2-2

Miqësore/ Shqipëri – Maltë 2-0

Miqësore / Shqipëri – Maltë 3-2

Kualifikuese / Shqipëri – Turqi 1-2

Kualifikuese / Andorrë – Shqipëri 2-2

Kualifikuese / Turqi – Shqipëri 2-2

Miqësore / Shqipëri – Uells 2-1

Miqësore / Shqipëri – Uellsi 3-1

Kuallifikuese / Francë – Shqipëri 4-0

Kualifikuese / Shqipëri – Austri 0-4

(Telesport)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re