Kujdesi që duhet bërë për pacientët që janë në dializë.

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Kujdesi për këta pacientë bëhet zakonisht nga nefrologu. Nefrologu e viziton pacientin gjatë seancës së dializës dhe shpeshtësia varion sipas rastit e problemeve që paraqiten. Nefrologu vlerëson një numer parametrash klinikë e laboratorikë që kanë lidhje me procedurën e dializës ose me semundjen kronike të veshkave.

Këtu përmendim simptomat uremike, dozën e dializës (që përcaktohet me formulen Kt/V) dhe komplikacionet postdialitike, aksesin vaskular, tensionin arterial, gjendjen e lëngjeve dhe vlerësimin e peshës së thate, anemia, rezervat e hekurit, dhe dozimin e hekurit dhe të eritropoetines, nivelet serike të elektroliteve, kalciumi, fosfori, hormoni paratiroides, dozimi i lidhësve të fosforit, analogët e vitaminës D dhe cinalcaceti, dhe gjendja nutricionale. Kur është e mundur këto vlerësime bëhen në konsultat e jashtme dhe jo kur shtrohet  i sëmuri urgjent në spital. Kjo se ka ndryshime që duhen pasur parasysh dhe pacienti është mirë të vlerësohet në një ambient të qetë dhe më intim.

Problemet mjekësore dhe psikosociale të pacientit në dializë janë komplekse dhe duhet të merren me këto një ekip i tërë ku përfshihen pacienti, familja, nefrologu, infermierja e dializës, tekniku, dietologu, punonjësi social, kirurgu vaskular, dhe mjeku. Ekipi duhet që rregullisht psh, çdo muaj të vlerësojë aspekte të ndryshme të kujdesit ndaj pacientit, duke përfshire medikamentet, dhe  mundesinë e një depresioni klinik, i cili shpeshherë nuk vihet re.

Duhet vlerësuar edhe modaliteti i dializës dhe i sëmuri sipas nevojës mund të kalojë në dializë shtëpiake, ose në dializë peritoneale ose mund të pregatitet për transplant të veshkës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko