Me moshën bëheni më mendjemprehtë, ndryshon perspektiva, por edhe energjia. Megjithatë edhe pse mund të mos jeni aq energjikë sa dikur mund të qëndroni në formë përmes:

  • Dietave
  • Ushtrimeve
  • Gjumit

Menaxhoni menunë tuaj

Nëse keni ngrënë të njëjtat gjëra për shumë kohë, hidhini një sy se çfarë ka në pjatën tuaj. Llojet e duhura të ushqimit mund t’ju rrisin energjinë dhe t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Ndërsa plakeni, aftësia e trupit tuaj për ta kthyer ushqimin në energji ngadalësohet. Si rezultat, shumë shtojnë në peshë.

Nivelet e sheqerit luajnë një rol të madh.

Disa ekspertë thonë se ushqimet “me glicemi të ulët”, si fasulet, perimet, arrat dhe produktet me drithëra të plota, mund të ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit.

Ushqimet “me glicemi të lartë”, si orizi i bardhë, buka e bardhë dhe pijet e ëmbla me sheqer, mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak. Mund t’ju duket sikur merrni menjëherë energji, por në vijim do të ndieheni edhe më të lodhur seç ishit.

Edhe sasia ka rëndësi

Shumë pak kalori mund ta lënë trupin tuaj të uritur për energji. Shumë mund t’ju bëjnë të shtoni peshë, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të plogësht. Sa duhet të hani çdo ditë varet nga disa gjëra, veçanërisht nga sa aktiv jeni. Bisedoni me mjekun tuaj ose një dietolog për sa kalori keni nevojë.

Lëvizni

Sa më aktiv të jeni, aq më energjik do të ndiheni. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë mënyra të shkëlqyera për të ndihmuar edhe humorin tuaj. Nëse keni probleme që ju ndalojnë të bëni gjërat që dikur ju pëlqenin, mos ngurroni të bëheni krijues. Nëse artriti në gjunjë ju pengon të vraponi ose të luani basketboll, noti ose çiklizmi mund të funksionojnë për ju. Thjesht lëvizni në një mënyrë tjetër.

Pusho pak

Mbyllja e mjaftueshme e syve është e rëndësishme. Shumica e njerëzve kanë nevojë për rreth 7 orë gjumë  në natë. Nëse nuk po merrni aq gjumë, për çfarëdo arsye, kërkoni mënyra për të rregulluar rutinën tuaj të natës.

Ju gjithashtu duhet:

 

  • Fikni kompjuterin, smartfonin dhe televizorin shumë përpara se të flini.
  • Mbajeni dhomën tuaj të gjumit sa më të freskët, të errët dhe të qetë.
  • Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë sa më shpesh të mundeni.
  • Nëse ende nuk mund të flini mjaftueshëm, bisedoni me mjekun tuaj.

Provoni edhe këto këshilla të tjera

Reduktoni alkoolin. Me kalimin e moshës, efektet e tij qëndrojnë më gjatë me ju.

Pi më shumë ujë. Nëse jeni i dehidratuar, kjo mund t’jua pakësojë energjinë dhe të ndikojë në humorin tuaj.

Ulni stresin ku të mundeni. Për shembull, përpiquni të zvogëloni listën tuaj të detyrave. Fikni televizorin dhe bëni një shëtitje.

Nëse jeni të lodhur ose në depresion, flisni me mjekun tuaj. Këto gjëra nuk janë pjesë normale e plakjes. Një tjetër problem shëndetësor mund të jetë fajtor, si depresioni, sëmundjet e zemrës ose apnea e gjumit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re