Përzgjedhja e ushqimeve të duhura për një dietë të shëndetshme shpesh është shumë e vështirë. Për pjesën më të madhe të njerëzve është thuajse e pamundur të kombinojnë sasinë e duhur të yndyrnave, lëngjeve, frutave dhe perimeve.
Në këtë mënyrë, dieta dhe një ushqyerje e shëndetshme bëhen të pamundura dhe ky ç’rregullim i shkakton organizmit vetëm dëme të mëdha. Mjekët specialistë rekomandojnë të gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme si dhe ato produkte që duhen eliminuar. Yndyrnat janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje.
Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apandesitin, sëmundjet e zemrës.
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulare.
Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme. Mjaft vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.
Këshilla
Kujdes nga paracetamoli. Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokë-dhimbjeve, për qetësimin e dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjeve të tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakrrjedhja në lukth.
Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol./tn/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re