Përmes një postimi në rrjetet sociale Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla jetike në Ditën Botërore të Melanomës, lidhur me parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

ISHP thekson se “Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë”.

Postimi i ISHP:

#DitaBotëroreMelanomës

📌 Qëllimi i Ditёs Botёrore tё Melanomës është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.

👉🏻 Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Melanoma mund të formohet gjithashtu në sy dhe mjaft rrallë në organet e brendshme si p.sh. zorrët.

Shkaku i melanomës nuk është i qartë, por ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit apo solarëve rrit shumë rrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri.

Në faktorët rrezikues ka edhe një komponent gjenetik, i cili luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.
👉🏻 Parandalimi dhe zbulimi i hershëm

Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë:
🌞 Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli.

🌞 Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, ⏰ atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe.

🌞 Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme. 👓 🧢

🌞 Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. 🧴

🌞 Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell, foshnjat deri në moshën njëvjeçare. 👶🏻

🌞 Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli. 👧🏻

#DitaBotëroreMelanomës

📌 Qëllimi i Ditёs Botёrore tё Melanomës është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё…

Posted by Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare on Monday, May 3, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re