Këshilli Bashkiak i Beratit i ka dhënë presidentes së Kroacisë, Kolinda Kitaroviç titullin e lartë “Qyteare Nderi” e Beratit me këtë motivacion:

“Qyteti i Beratit është qyteti më i vjetër në Ballkan, i cili është 2403 vjet.

Për këtë jemi të sigurtë, pasi kur u formua Këshilli jonë bashkiak, gjatë fushatës kryetari tha se qyteti është 2400 vjeçar dhe ne kemi tre vjet në pushtet, ndaj qyteti është 2403 vjeç.

Sipas llogarive tona, në ato kohë kjo Kroaci ka qenë vendbanim i fisit ilir Dalmat, dhe se presidentja Kolinda ka emër ilir.

Ndryshe nga mbiemrat e tjerë sllav, Kolinda dhe mbiemrin e ka të stilit ilir, të lidhur me muzikën, pasi e ka mbiemrin Kitarja, ose Kitaroviç, sic e quajnë në Kroaci.

Kjo është tipike e traditës së Beratit, ku familjet e njohura qytetare marrin mbiemër zantaçinjsh, si Samarxhiu, Furxhiu, Mullixhiu, Sahatxhiu, Druvari etj.

Natyrisht duke qenë një familje fisnike presidentja ka mbiemër arti Kitaroviç, që do të thotë se familja e saj i ka pas rënë kitares.

Kjo është tipike e një familje qytetare me kulturë.

Një tjetër arsye e fortë për origjinën ilire të saj është fakti që anon nga bjonde, si shumica e vajzave të Beratit.

Kjo na jep më shumë arsye të jemi mbështetës për t’i dhënë asaj titullin “Qyetari Nderi”.

Nga ana tjetër, Berati dhe Dubrovniku ka qenë pjesë e Venedikut, dhe kalaja e Beratit ka pas marrëdhënie të ngushta me kalanë e Dubrovnikut, i cili ka qenë i banuar nga shqiptarë me origjinë ilire, si dhe ilirë të sllavizuar si zonja Kolinda.

Ngjashmëria e madhe e Beratit me Dubrovnikun është arsye e fortë që jemi të dy me rrënjë ilire.

Por mbi të gjitha, jemi të mahnitur nga mënyra se si presidentja kroate puth dhe përfaqon meshkujt.

Ne e pamë këtë jo vetëm në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, por dhe në pikë të shiut në stadium, ku ajo nuk neglizhoi as një puthje dhe përqafim, që tregon se është grua e përkushtuar dhe serioze në detyrën e saj.

Duke i dhënë titullin ‘Qyetare Nderi’, ne nuk duam të përfitojmë nga rasti, por do të kishim dëshirë që presidentja kroate të vinte deri në Berat, ose të na priste në Tiranë dhe të na jepte nga një të puthur të gjithëve.

Këshilli Bashkiak Berat.”/ artikull ironik i gazetes Tema

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re