Pas shqetësimit në qytet për mos votimin e rendit të ditës në Këshillin Bashkiak, për shkak se Këshilltarët nuk pranuan të jenë të pranishëm në mbledhjen online.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka thirrur një tjetër mbledhje urgjente të Këshillit ditën e martë më datë 29 qershor.

Përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Migena Balla, Leli teksa liston nevojat e mbajtjes së mbledhjes, kërkon që ajo të zhvillohet në ‘Zoom’ të martën e ardhshme.

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan Leli në rrjetet sociale.

Ndërkohë nga ana tjetër, nëpërmjet një njoftimi jo zyrtar të shpërndarë nga zyra e deputetit Damian Gjiknuri thuhet se mbledhja do të bëhet më datë 30 qershor.

Në shkresën zyrtare të shpërndarë nga zyra e deputetit citohet vetëm rendi i ditës dhe jo data e mbajtjes së mbledhjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re