Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka zhvilluar seminarin e dytë mbi Dialogun me Organizatat e Shoqërisë Civile për Ndryshim në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Këshilli ka ofruar për OJF-të mjetet dhe aftësitë diplomatike të nevojshme për t’u angazhuar në mënyrë efikase me qeveritë, organizatat ndërkombëtare, ambasadat, përfaqësuesit e huaj dhe mediat, për t’i ndihmuar ata në adresimin e sfidave.

Ky takim ka shërbyer ndër të tjera dhe për të theksuar se Ballkani Perëndimor ka shumë më tepër vlera që i bashkon, sesa i ndan.

“Duke u mbështetur në arritjet e seminarit të mëparshme në Shkup, ai Golemit ripohoi, një të vërtetë thelbësore: Ballkani Perëndimor ka shumë më tepër vlera që na bashkojnë sesa na ndajnë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Këshilli njofton po ashtu se ky seminar ka ndihmuar në adresimin e sfidave dhe arritjen e objektivave të shoqërisë civile për zhvillimin e rajonit.

Deklarata e plotë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është krenar për suksesin e seminarit të dytë mbi Dialogun me Organizatat e Shoqërisë Civile për Ndryshim në Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në qytetin e bukur bregdetar të Golemit, Shqipëri.

Duke përdorur përvojën e tij të gjerë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u ka ofruar organizatave të shoqërisë civile mënyrat, mjetet dhe aftësitë e duhura diplomatike për t’u angazhuar në mënyrë efektive me qeveritë, Organizatat Ndërkombëtare, ambasadat dhe përfaqësuesit e huaj, mediat, etj, për t’i ndihmuar ata në adresimin e sfidave me të cilat po përballen dhe në arritjen e objektivave të tyre.

Kjo ngjarje shënoi një tjetër hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal, angazhimin qytetar dhe aspiratat e përbashkëta për një Ballkan Perëndimor më gjithëpërfshirës dhe më të begatë.

Duke u mbështetur në arritjet e seminarit të mëparshme në Shkup, ai Golemit ripohoi, një të vërtetë thelbësore: Ballkani Perëndimor ka shumë më tepër vlera që na bashkojnë sesa na ndajnë.

Historia, vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta shërbejnë si një bazë e fuqishme për bashkëpunim. Nëpërmjet dialogut të hapur dhe partneritetit, ne mund të adresojmë më së miri sfidat e përbashkëta dhe të nxisim përparim domethënës në rajon.

Ky seminar ofroi një platformë të vlefshme për thellimin e kontaktateve, shkëmbimin e ideve dhe gjetjen e zgjidhjeve praktike për të forcuar rolin e shoqërisë civile në formësimin e së ardhmes së rajonit tonë. Angazhimi aktiv i pjesëmarrësve dhe larmia e diskutimeve riafirmoi rolin jetik të organizatave të shoqërisë civile në nxitjen e stabilitetit, vlerave demokratike dhe bashkëpunimit rajonal.

Ne shprehim vlerësimin dhe falenderimet tona të sinqerta për Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit, përkushtimi dhe përvoja e të cilëve kontribuan në suksesin e kësaj nisme.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbetet i përkushtuar për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe integrimin evropian për Ballkanin Perëndimor. Ne shpresojmë të  punojmë së bashku drejt një të ardhmeje ku rajoni ynë zhvillohet me stabilitet dhe begati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko