Në Këshillin e Europës do të diskutohet midis shumë çështjeve të tjera ndërkombëtare, sulmi i 24-Shtatorit në Veri të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të diskutohet draft rezoluta e deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ligjvënësit të CDU, Knut Abraham, për dënimin e sulmit të grupit terrorist serb.

Për Panorama TV, Tabaku tregoi se kjo rezolutë dënon jo vetëm sulmin por edhe cënimin e integritetit territorial të Kosovës.

Në rezolutë, sipas deputetes demokrate kërkohet edhe heqja e masave të vendosura nga ndërkombëtarët për Kosovën në qershor të këtij viti.

“Draft-rezulouta dënon sulmet në veri të Kosovës kryesuara nga grupi terrorist Milan Radoiçiç. Dënon cënimin e integritetit të territorit të Kosovës, mobilizimin e trupave serbe në Veri. Kërkon që Asambleja parlamentare e Evropës të dënojë të gjithë aktivitetin që Serbia ka zhvilluar dhe përshkallëzuar në rritje nga 24 Shtatori. Dhe kërkon që të bëhen transparente të gjitha provat për një hetim të plotë ndërkombëtar. Kërkon dhe që të hiqen masat e vendosura ndaj Kosovës në qershor të këtij viti.

Ka një mbështetje, ndërsa përveç zhvillimeve të tjera ndërkombëtare, Kosova do të vazhdojë të jetë çështje debati në mbledhjen e sotme.

Qëllimi kryesor është se si mund të rikthehemi në tryezën e debatit. Sigurisht që Kosova nuk mund të kthehet si më parë. Duhen marrë masa për t’i treguar Serbisë që ka vetëm një orientim ai europian dhe nuk ka mundësi për të krijuar një konflikt në Ballkan. Prioritar duhet të jetë procesi i integrimit në këtë rajon. Dhe nuk mundet vende të cilët organizojnë sulme terroriste, të ndezin një konflikt në një rajon i cili ka një orientim të qartë atë euroatlantik.

Unë shpresoj që të ketë unitet. Kosova është një çështje e interesit kombëtar dhe duhet që qëndrimet për Kosovën të dakordësohen në Parlament. Kosova ka nevojë që Shqipëria të bëhet zëri i saj. Duhet ti rikthehemi dialogut pasi ka vetëm një qëllim, njohjen e Kosovës.”, tha Tabaku, përmes një lidhjeje Skype.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re