Edhe pse kryeministri Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK pasi Balluku është tashmë e pezulluar dhe mund të hetohet lehtësisht, socialistët ndryshuan kurs.
Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, I kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese./Shqiptarja
