Nis mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shqyrtimin e kandidaturave për drejtues të prokurorive të rretheve, të Shkallës së Parë dhe Apelit.

Në mbledhjen që mendohet të zgjasë disa orë, pritet që KLP të vendosë çfarë duhet të bëjë, pasi për disa prokurori nuk ka kandidat. Ndërkohë, në disa prokurori rezulton që kandidatët i kanë dërguar dokumentet jashtë afatit ligjor.

Për prokuroritë kryesore, si Tirana, Durrësi, Lezha, ka vetëm nga nja kandidat në garë. Mbledhja pritet të zgjat disa orë.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i dy magjistratëve, që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës dhe presin emërimin, por duke qenë se janë të dënuar më herët, pritet që ata të përjashtohen nga Sistemi, kjo sepse Euralius, i ka çuar mendim KLP-së dhe rekomandon që asnjë i dënuar nuk duhet të jenë pjesë e gjyqësorit.

Të dy magjistratët janë të dënuar për vepra të lehta dhe Komisioni i KLP kishte rekomanduar emërimin e tyre, megjithatë Euralius del kundër dhe rekomandon miratimin e një ligji që i heq të drejtën personave të dënuar që të synojnë Sistemin e Drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re