Këshilli i mandateve pritet të vendosë sot mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish Ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
Këtë vendim e beri te ditur kreu i kuvendit Gramoz Ruci. Në mbledhje pritet te marrë pjesë edhe ish Ministri i Brendshëm.
 
Vendimi i këshillit do ti dërgohet kuvendit i cili do te votoje për fatin e mëtejshëm te Tahirit.
 
Nje dite me pare Saimir Tahiri, zgjodhi t’i përgjigjej mediave me shprehjen “Nuk keni pare gje akoma”, pas akuzave të Prokurorisë për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe kërkesës per arrestimin e tij. Në shtëpinë e Saimir Tahirit, ka pasur hyrje – dalje, kryesisht familjarë. Padyshim të gjithë të interesuar mbi fatin e tij.

E ndërkohë, në selinë e kryesisë së Kuvendit dhe kryeministrisë lëvizjet kanë qenë të shpeshta. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama, janë parë të hynë në zyrat e tyre.

Ndërkohë ne selinë e qeverise mbërriti edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, ku qëndroi per pak minuta ne takim me Edi Ramen.
 

Rreth kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të Tahirit, që do t’i hapë rrugë arrestimit, ka thënë fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama. Vetëm pak çaste pas reagimit të ish-ministrit të brendshëm, duke folur në emër të përveçëm, Rama thotë se uron që Saimir Tahiri të provojë se nuk ka lidhje me këtë histori kriminelësh.
 
 “Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund!”
 
Më herët gjatë ditës, po përmes një statusi në Facebook, kryeministri sulmoi opozitën, duke theksuar se “Froni i Çorbës” nuk do e ndal qeverinë në luftën kundër krimit dhe narkotrafikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re