Me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim Këshilli i Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Sali Berishës.  

Me votat e mazhorancës është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në fjalën e tij tha se “duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”.

“Standardi që po ndjekim ne sot, përsa kohë që aplikohet ndaj një ish-kryeministri duhet mbajtur dhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ajo që duhet të bëjmë ne sot, të vendosim dhe SPAK që të mbajë të njëjtin standard, të hapë kërkesat e kallëzimet që përfshijnë kryeministrin dhe të kërkojë me të njëtat standarde heqjen e imunitetin”, tha ai.

Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushkënn si relatore, e cila do të përcaktojë raportin.

Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.

Në mbledhje, e cila nisi në orën 12:00 ishin të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që nga opozita mori pjesë vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, teksa deputetët e tjerë të opozitës munguan. Kujtojmë se në kohën kur nisi mbledhja, paralelisht opozita protestoi.

Ish kryeministri është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, pëmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej ish klubi e mbi të cilin më pas u ngrit një kompleks pallatesh.

Te gjitha diskutimet: 

“Kjo është pyetje dashakeqe”- Gjokutaj debat me Çuçin në mbledhjen për imunitetin e Berishës: Jam kryetar i Grupit, sigurisht që do të bëj deklarata politike

“Me Berishën po veprohet si me një spaçator”, Gjokutaj: Ish-kryeministri mbrohet nga një avokate kryesisht, nuk e di se për çfarë po hetohet lideri i opozitës

“Si mund të akuzohet një deputet apo lider se ka kryer korrupsion duke miratuar ligje?”– Avokati i Berishës: Rast i paprecedentë. Këmbanë alarmi për përfaqësuesit e zgjedhur nga populli

A po vepron SPAK-u politikisht? Prokurori Kraja i përgjigjet Alibeajt: Nuk ka asnjë ndikim! Kam qenë në qendër të akuzave, por nuk jam marrë dhe as më shkon mendja…

Seanca për mandatin e Berishës/ Gjokutaj: I dini kush i ka firmosur këto akte? Duan të të fusin në burg pa të përmendur emrin

Arben Kraja kërkon arrestimin e Sali Berishës: Vendimi është firmosur nga dy prokurorë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re