Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e zonës doganore për aeroportin e Kukësit, i cili do të nisë fluturimin e parë më datë 18 Prill.

Në vendim thuhet se shtrirja e zonës doganore është një sipërfaqe prej 781 682 m2 sipas planit të vendosjes. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Këshilli i Ministrave vendosi:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re