Këshilli  i Ministrave në mbledhjen e sotme (20 mars) ka marrë vendimin për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacion ushtarak ndërkombëtar të KFOR në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosur në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024 dhe tanimë është zgjatur edhe për 3 vite të tjera, deri Më 31 dhjetor 2027.

Po ashtu  sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që ka qenë 6 000 lekë dhe është bërë 12 000 mijë lekë.

Kjo është hera e dytë që merret vendimi për zgjatjen e pjesëmarrjes së trupava tanë me KFOR në Kosovë, pasi u vendos në vitin 2005.

Vendimi i radhës u mor në vitin 2014 , ku u vendos zgjatja  për 10 vite deri në 2024 dhe tanimë sërish me 3 vite, deri në 2027.

Vendim:

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.910, DATË 22.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR KFOR, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363,   datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 4, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2024 …” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2027 …”;
b) Në shkronjën “a”, të pikës 5, togfjalëshi “… në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) …”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Vendimi i vitit 2014:

1. Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 31 dhjetor 2024. Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, të jetë me sistem rotacioni çdo 6 (gjashtë) muaj dhe 1 (një) vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).”.
b) Shkronja “a”, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re