Qeveria shqiptare ka zgjatur me një vit afatin e qëndrimit në Shqipëri të shtetasve ukrainas që u larguan nga vendi i tyre për shkak të luftës.

-1200-630-ukrainasit

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e këshillit të ministrave. Në vendim thuhet se afati zgjatet nga 1, në 2 vite.

Për zbatimin e tij janë ngarkuar Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re