Skip to content

Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Kemi përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve

basha 2

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se se këshilli i ri, me përbërje zonja dhe zonjusha, të rinj e të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar “Platformën Qytetare për Demokracinë|, idenë se së cilës ai e shpalosi të shtunën gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.

Postimi i plotë:

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.