Skip to content

Këshilli i Sigurimit: sesion i jashtëzakonshëm pas sulmit rus mbi anijet ukrainase

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar tensionet e rishpërthyera midis Rusisë dhe Ukrainës, pas një incidenti në Detin Azov.

Flota ukrainase tha se të paktën dy anëtarë të ekuipazhit u plagosën nga një sulm rus ndaj tre anijeve të saj pranë Krimesë.

Nga ana tjetër, marina ruse konfirmoi lajmin e sulmit dhe njoftoi se kishte ndodhur pasi anijet ukrainase refuzuan të ndaleshin në kufi.