Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ky organ, i mbledhur pasditen e kësaj të enjteje e ka konsideruar procesin zgjedhor brenda selise blu, antistatutor dhe fars.

 

Në mbledhjen e Keshillit Kombetar të PD marrin pjese 245 nga 453 anëtarë në total.

 

Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, u ngrit komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

 

Pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha; dhe dorëheqjen e datës17 Maj 2023 të Nënkryetarit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

 

Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimi mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse dorëheqjet e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.

 

Nje tjeter vendim i rendesishem qe ka marre Keshilli Kombetar eshte pezullimi i funksionit te Kryesise se PD.

 

Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anulluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

 

 

Ditet e fundit ka pasur perplasje te forta mes grupeve te krijuara ne PD, teksa Gaz Bardhi ka kembengulur fort ne mosmbajtjen e zgjedhjeve per kreun e selise blu te cilat ishin parashikuar per kete te shtune data 29 korrik, e ku Basha kerkonte rikthimin “de juro” ne krye te partise.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re