Mes palëve në tryezën e Këshillit Politik ka pasur disa dakordësi sot por edhe kundërshtime. Mbledhja e Këshillit Politik ka zgjatur për katër orë me radhë, prej 17:00 deri në 21:00 ku një nga çështjet, për të cilat nuk është arritur dakordësi ka qenë ajo e një drejtori policie konsensual në 100 ditë para zgjedhjeve.

Propozimi i PD ka qenë që, Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Është rënë dakord për policinë që në qendrat e votimit të vendosen kamerat, që do ndjekin procesin zgjedhor dhe është pranuar që policia e shtetit të jetë e pranishme në çdo qendër votimi, në mënyrë që të largojë prej aty persona që mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.

Po kështu është refuzuar edhe kërkesa për qeveri tranzitore tre muaj përpara zgjedhjeve. Tashme mbetet për t’u parë sesi do të vazhdojnë diskutimet e këtyre çështjeve, ndërkohë që 31 maji është shumë afër

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re