Në këto momente kanë mbërritur në takimin e Këshillit Politik përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet që të nisë një mbledhje ditën e sotme. Këshilli u ngrit dy ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Mbledhja pritet që të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati, grupi Parlamentar Demokrat nga Alban Zeneli dhe grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare ka vendosur të caktojë 5 përfaqësues në këtë këshill. Dy nga përfaqësuesit janë edhe anëtarët e tryezës së djeshme që solli marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI.

Tryezës pritet t’i bashkohen edhe përfaqësues të partive të vogla politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re