Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha se takimet me Këshillin Politik për reformën zgjedhore do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke konfirmuar kështu se palët nuk kanë arritur ende konsensus.

Ajo tha se askush nuk mund t’i marrë të gjitha dhe se duhet arritur konsesus për të arritur anëtarësimin e vendit në BE.

“Të tre ne kemi shpenzuar të paktën nëntë orë me anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe vështirë por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët përfshira. I është kërkuar të gjithëve të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë. 25 marsi ishte pikë kthese.

Një vote për të ardhshmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociata. Mes tyre është Reforma Zgjedhore. Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do duhet ende punë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHIR për të qenë anëtare e BE.

Nëse partitë do të arrijnë në konsesus përtej rekomandimeve biem dakord. Nëse konsesusi nuk arrihet, palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Kam thënë ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira jonë dhe e popullit tuaj. Ne do bëjmë gjithçka”, tha Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re