Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore zgjati për 4 orë ditën e sotme. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka zbuluar se nëse bien dakord për rekrutimin e hapur për zgjedhje duke thënë se çdo person që ka mbaruar shkollën e lartë mund të aplikojë për komisioner.

“Natyrshëm që nëse ka konsensus është e mundshme, por për gjërat që ne kemi në dorë. Ne kemi në dorë të bëjmë ligjin. Administrata zgjedhore është e mundshme. Nëse biem dakord që të kemi skemë rekrutimi të hapur, jo vetëm nga administrata shtetërore por kushdo shtetas i Republikës së Shqipërisë që ka diplomën e arsimit të lartë apo është në vitin e fundit të Bachelorit ka të drejtë të aplikojë për tu trajnuar si komisioner. Komisioneri zgjidhet në mënyrë rastësore, jo nga partitë politike. Duhet ofruar që edhe partitë të kenë përfaqësues politik”, tha Gjiknuri.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re