Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore zgjati për 4 orë ditën e sotm. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka zbuluar pikat për të cilat u arrit dakordësi me palët e tjera.

“Partia Demokratike insiston tek e saja. Për të gjitha hallkat e procesit akoma nuk kam marrë mbështetjen e PD sepse lindin vështirësi me zbatimin e teknologjisë. Për cështjet e tjera, krimet zgjedhore, imunitetin penal, futjen e kamerave në qendrat e votimit, rolin e shtuar të policisë së shtetit dhe eleminimin e personave jashtë qendrave të votimit, cështjet e financimit kemi rënë në dakordësi. Edhe për integritetin dhe hapjen e kutive dhe materiali të kodit zgjedhor kemi rënë dakord. Pra do të happen kutitë me kërkesë të cdo subjekti, mjafton të paguhen kostot e fotokopjimit, ka të drejtë të marrë dhe të kontrollojë cdo fletë votimi, cdo regjistër zgjedhor”, tha Gjiknuri para mediave.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re