Ndërsa Këshilli Politik vijon mbledhjen, pasi si qëllim ka që ta gjejë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pa hyrë data 1 qershor, një detaj interesant është vënë re.

Përfaqësues i ambasadës së SHBA ka marrë veçmas Damian Gjiknurin (PS) dhe Oerd Bylykbashin (PD), ku kanë diskutuar për ecurinë e mbledhjes.

SHBA ka qenë mjaft aktive që bisedimet të përfundojnë me një akord dhe palët të mbyllin gjithçka deri më 31 maj.

Kurse opozita ka hedhur në tryezë të gjitha propozimet përfshi qeverinë tranzitore dhe rolin e Kushtetueses si Kolegj Zgjedhor, ndërsa pritet përgjigjja e shumicës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re