Në kuadër të projektit “Siguri energjitike nëpërmjet zbutjes së varfërisë energjitike”, grant i Inisiativave Lokale, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, pjesë e SMART Balkans- projekt Rajonal, Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat bën të ditur se është ngritur “Këshilli Qytetar i Energjisë”.
Këshill Qytetar i Energjisë (KQE), ka bërë hapin e parë duke firmosur Memorandumin e Bashkëpunimit, (të cilin e gjeni të bashkangjitur), në mbështetje të shtresave në nevojë, kontribuon në forcimin, përfshirjen, mobilizimin e aktorëve lokalë e shoqërisë civile, influencën qytetare për sjelljen e ndryshimit pozitive në dobi të zbutjes së “varfërisë energjetike” në Berat.
Financuar nga SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, organizata ka nënshkruar Memorandumin e Bashkepunimit me qytetarë aktiv në pesë qytete të Shqipërisë: Berat, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Tiranë, për ngritjen e Komitetit Qytetar të Energjisë, me qëllimin për të përmbushur objektivin, dakortësimit të planit të masave strategjike prioritare përmes instrumentit të “Këshillit Qytetar të Energjisë Angazhimi i KQE (Këshilli Qytetar i Energjisë) për zbutjen e “Varfërisë energjitike” në shtresat në nevojë.
Sipas Deklaratës për shtyp, ky këshill ka si objektiv prezantimin e gjetjeve, sugjerimin e tyre Bashkisë Berat, masa këto që ndihmojnë sadopak shtresat në nevojë, realizimin e aktiviteteve të ndryshme që ndikojnë në informimi, ndërgjegjësimin qytetar , me fokus “Sigurinë Energjitike”.
Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”si dhe palët e dakortësuara në Memorandum, konfirmojnë se ndajnë të njëjtin vizion për arritjen e sigurisë energjitike përmes këtij “Instrumenti” të ri që zbut varfërinë energjitike përmes një proçesi gjithërfshirës, të ndjeshëm, transparent e profesional. Më poshtë e gjeni Memorandumin e Bashkëpunimit mbi KQE.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko