Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë mbi 1000 pyetësorë të Këshillimit Kombëtar të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në këtë nismë, ndërkohë janë mbi 36 mijë numri i pyetësorëve të plotësuar online.

Ai shton më tej se duhet vazhduar të dëgjojmë njëri-tjetrin, si qytetarë e njerëz për të marrë vendimet e duhura për Shqipërinë, ndërsa ka “thumbuar” opozitën teksa shkruan se “politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”.

“Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/

Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”, shkruan Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko