Këshilltarët Bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës i kanë dërguar një peticion presidentit Ilir Meta, ku i kërkojnë që të përdorë kompetencën e tij të “faljes: apo edhe duke ndërhyrë për 4 kuksianëve që u arrestuan pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit”.

Në letrën drejtuar presidentit i kërkohet  që të ushtrohet autoriteti ligjor i Presidentit për lirimin e 4 të burgosurve dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë.

“Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dheTropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë”, theksojnë në letrën e tyre këshilltarët e tre bashkive të verilindjes.

Presidenti i Republikës është kryetar i KLD-së por nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në vendimin e gjykatave. Deri tani 4 të arrestuarit janë në burg me vendim të Apelit. Ka mbetur vetëm Gjykata e Lartë, e cila edhe nëse funksionon normalisht procedurat i ka të gjata.

Kurse e vetmja “kartë” në dorën e Prsidentit të Republikës është falja. Por këto nuk e thonë hapur këshilltarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re