Këshilltari i Lulzim Bashës Fitim Zekthi ka përcjellë një reagim në rrjetin social Facebook ku kundërshtohet vendimi i qeverisë për të shpallur 29 marsin ditë zije kombëtare.

“U kthyem edhe njëherë në monizëm duke shpallur ditë zije për pushtetarë e udhëheqës që ndërrojnë jetë.

Ndoshta KM i ka ndonjë borxh të ndjerit Fino që do t’a lajë me këtë qokë pas vdekjes sepse në fakt populli shqiptar nuk ka marrë ndonjë shërbim të madh kur i ndjeri Fino ishte KM dhe as në radhet e partisë së tij.

Unë ditë zije kam për rahmetli Arjan Sala që vdiq për të shpëtuar jetë njerëzish.

Sidoqoftë synimi me këtë që shkruajta është të vihet në dukje padrejtësia dhe njëanëshmëria e partisë për shërbëtorët saj dhe s’kam asgjë me të ndjerin Fino.

Ai paste faljen e Zotit dhe ngushëllime familjes”, nënvizohet në reagimin e përcjellë nga Zekthi. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re